Ballina / Shkencë / Shkencëtarët: Zbulime të reja në Piramidën e Gizës (Foto)
In Fabric

Shkencëtarët: Zbulime të reja në Piramidën e Gizës (Foto)

Prej piramidave të Gizës e deri tek varret e Luxor, monumentet e lashta të Egjiptit kanë qenë të mbushura me përplot mistere për mijëra vjet.

Ekspertët tani besojnë se janë gati që të gjejnë një ‘pjesë të fshehur’ në Piramidën e Madhe të Gizës.

Një projekt i quajtur ‘ScanPyramids’ është duke përdorur termografinë me rreze infra të kuqe për t’i zbuluar sekretet që fshihen brenda piramidës.

E njohur gjithashtu edhe si Piramida Khufu, ajo është 146m e lartë dhe ishte për rreth 4,000 vjet struktura më e lartë e krijuar nga dora e njeriut.

‘ScanPyramids’ është në mesin e projekteve ambicioze për të zbuluar misteret e Piramidës Khufu afër Kajros, e cila ishte kompletuar në vitin 2560 para Krishtit.

“Të gjitha pajisjet që i vendosim aty janë të dizajnuara për të zbuluar se ku ndodhet vendi i fshehtë. E dimë se ekziston një vend i fshehtë, por po mundohemi që ta gjejmë ku”, tha Mehdi Tayoubi, president i Institutit HIP nga ky projekt.

Ky është monumenti i vetëm që i ka mbijetuar Shtatë Mrekullive të lashta të Botës.

Check Also

perplasja e planeteve ilustrim

Çfarë ndodh nëse përplasen me njëri-tjetrin dy yje të mëdhenj

Me siguri një shpërthim i fuqishëm dhe shumë gaz e nxehtësi në hapësirë dhe përveç …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *