Ballina / Shkencë / Shkencëtarët: Shfarosja e 6-të masive e tokës po ndodhë
In Fabric

Shkencëtarët: Shfarosja e 6-të masive e tokës po ndodhë

Shkencëtarët konkludojnë: “Shfarosja biologjike që rezulton do të ketë pasoja serioze ekologjike, ekonomike dhe shoqërore. Njerëzimi në fund do të paguajë një çmim shumë të lartë për shkatërrimin e të vetmes bashkësi të jetës që njohim në univers”.

Një “asgjësim biologjik” i kafshëve të egra në dekadat e fundit nënkupton se shfarosja e gjashtë masive në historinë e Tokës është duke ndodhur, dhe është më e fortë sesa kishim menduar, sipas studimeve.

Shkencëtarët analizuan speciet e zakonshme dhe të rralla dhe gjetën se miliarda popullsi rajonale ose lokale kanë humbur. Ata fajësojnë mbipopullimin e njerëzve dhe konsumin e tepruar për këtë krizë, dhe paralajmëruan se kjo kërcënon mbijetesën e qytetërimit njerëzor, teksa kemi vetëm një afat të shkurtër kohor për të vepruar.

Studimi, i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave, përjashton tonin normalisht të matur të dokumentave shkencore dhe e quan zhdukjen masive të kafshëve të egra një “asgjësim biologjik”, që përbën një “sulm të frikshëm mbi themelet e qytetërimit njerëzor”.

Prof Gerardo Ceballos, në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Situata është bërë kaq e keqe, sa nuk do të ishte etike të mos përdorej një gjuhë e fortë”.

Studimet e mëparshme kanë treguar se speciet janë duke u zhdukur në një shkallë shumë më të shpejtë se sa për miliona vjet më parë, por edhe kështu zhdukjet mbeten relativisht të rralla duke dhënë përshtypjen e një humbjeje graduale të biodiversitetit. Studimi i ri ka vlerësuar shumë specie të zakonshme që po humbasin popullsi në mbarë botën, ndërsa radhët e tyre tkurren, por mbeten të pranishme gjetkë.

Shkencëtarët zbuluan se një e treta e mijëra specieve që humbasin popullsi, aktualisht nuk konsiderohen të rrezikuara dhe se deri në 50% e të gjitha kafshëve kanë humbur në dekadat e fundit. Të dhëna të hollësishme janë në dispozicion për gjitarët e tokës, dhe pothuajse gjysma e tyre kanë humbur 80% të rahëve në shekullin e fundit. Shkencëtarët zbuluan se miliarda popullsi të gjitarëve, zogjve, zvarranikëve dhe amfibëve kanë humbur në të gjithë planetin, duke i bërë ata të thonë se një zhdukje e gjashtë masive tashmë ka përparuar më tej sesa është menduar. /bota.al

Check Also

Risi për ekzistimin e planetit të nëntë

Dy astronomë besojnë se kanë gjetur fakt të ri për dëshmimin e ekzistimit të planetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *