Ballina / KURIOZITETE / Shkencëtarët mendojnë se ne mund të jemi alienë
alien

Shkencëtarët mendojnë se ne mund të jemi alienë

Universi është aq i madh, saqë ai kurrë nuk pushon duke na habitur. Ja disa nga risitë të cilat, me gjasë, nuk i keni ditur.

Trupi juaj është i bërë nga yjet

Ju dhe gati çdo trup tjetër në gjithësi jeni të bërë nga yjet, më saktësisht, nga yjet e vdekura. Në fillim të universit ekzistonin vetëm elementet e thjeshta, sikur hidrogjeni dhe heliumi. Më vonë, këto elemente u kombinuan dhe formuan yjet e para, të cilat, për shkak të nxehtësisë dhe gravitetit, kombinuan hidrogjenin dhe heliumin në elemente më të rënda, sikur hekuri dhe ari. Pas një kohe, yjet e para vdiqën dhe, me shpërthimin e tyre, krijuan elemente të reja. Trupi juaj i përmban të gjitha elementet që gjenden në univers. Natyrisht, disa nga këto elemente, oksigjeni dhe hidrogjeni, përbëjnë pjesën më të madhe të trupit tuaj, por besoni apo jo, trupi juaj përmban edhe ari,transmeton gazeta Kosova Sot.

Kur shikoni në qiell, shikoni në të kaluarën

Yjet që i shihni në qiell, nuk janë yje, ato janë vetëm drita, të cilat janë liruar nga yjet shumë kohë më parë. Yjet janë trupa që lirojnë dritë, prandaj ne shohim dritën e tyre, e jo ata. Meqë dritës i duhet kohë për të arritur deri te ne, ne shohim vetëm atë që ka ndodhur vite më parë.

Një vit i dritës është distanca të cilën e kalon drita për një vit. Prandaj, nëse një yll është 1000 vite të dritës larg, atëherë ne e shohim atë sikur që dukej 1000 vjet më parë.

Ekzistojnë të paktën 10 miliardë – trilionë yje në univers

Edhe pse shkencëtarët nuk mund të pajtohen rreth numrit të saktë të yjeve, shpesh thuhet se ekzistojnë 10 miliardë trilionë yje. Çdo yll dallon në madhësi dhe mund të jetë me qindra herë më i vogël, apo më i madh sesa dielli ynë. Për më tepër, çdo yll ka planetë, mesatarisht nga katër deri në 12 sish. Yjet lirojnë nxehësi dhe dritë, të cilat janë burimet kryesore të energjisë që nevojitet për qeniet e gjalla. Ka shumë gjasa që të ketë jetë në këta planetë.

Shkencëtarët mendojnë se ne mund të jemi alienë

Derisa ne jemi shumë të interesuar për të gjetur alienë, forma jetësore jashtë Tokës, harrojmë se vetë ne mund të jemi alienë. Disa shkencëtarë besojnë se organizmat e thjeshtë, sikur bakteret, p.sh. janë krijuar në Mars, e më pas me meteoritë kanë ardhur në Tokë.

Më pas janë krijuar organizma më të komplikuar dhe, shumë më pas, njerëzit. Atmosfera e Marsit asokohe mund të ketë qenë më e përshtatshme për jetë. Pra, ne jemi alienë që jetojmë në një planet të huaj.

@Fluidi

Provo po ashtu

12 karakteristika, të personaliteteve më të rralla në botë

Kjo është shpesh një ndjenjë normale, pjesë e përvojës sonë shoqërore njerëzore. Por kjo mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.