fbpx

Shkencëtarët gjejnë një grua me një lloj të ri të syve

Pas 25 vitesh kërkim, neuroshkencëtarët në Britani kanë bërë të ditur se kanë gjetur një grua e cila ka një lloj shtesë të qelizave konike – qelizat e receptorit i cili detekton ngjyrën – në sytë e saj.

Sipas vlerësimeve të tyre, kjo i bie se ajo mund të shohë 99 milionë më shumë ngjyra sesa gjithë njerëzit e tjerë, dhe shkencëtarët mendojnë se ajo është një nga njerëzit me një super-shikim, të cilën ata po e quajnë “tetrakromat”.

Shumica e njerëzve janë “trikromat”, që do të thotë se ne kemi tri lloje të qelizave konike në sytë tanë.

Çdo qelizë konike mendohet se është në gjendje të dallojë rreth 100 nuanca, kështu që me kombinimin e këtyre tri qelizave, ne mund të dallojmë rreth 1 milion ngjyra të ndryshme.

Shumica e njerëzve që nuk mund t’i shohin të gjitha ngjyrat që i shohim ne të tjerët kanë vetëm dy lloje të qelizave konike, që i bie se ata mund t’i shohin vetëm 10,000 nuanca.

Por është edhe një mjeke në Angli e cila i ka katër lloje të qelizave konike, që e çon numrin potencial të nuancave deri në 100 milion – ngjyra këto për të cilat shumica prej nesh vetëm mund të ëndërrojmë.

E identifikuar vetëm si cDa29, shkencëtarët e gjetën këtë grua pasi e kërkuan për 25 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.