fbpx

Shkencëtarët: Diabeti mund të shërohet

Shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit (UM) pohojnë se ‘pjesët toksike të hormonit amylin mund të ndalojnë qelizat që të prodhojnë insulinë”.

Ky zbulim i radhës ka rritur shpresën se diabeti mund të shërohet.

Sipas shkencëtarëve të UM lloji 1 dhe 2 i diabetit shkaktohen nga bazamenti i njejtë, ndërkaq gjetjet e fundit sygjerojnë se kjo sëmundje shfaqet kur hormoni amylin fillon të grumbullohet përreth qelizave dhe i parandalon ato që të prodhojnë insulinën.

Insulina është substanca qenësore për largimin e sheqerit nga gjaku në muskuj dhe yndyrëra dhe ajo mundëson rritjen e energjisë. Mirëpo, insulina lejon edhe nivelet e rrezikshme të glukozit në gjak gjë që dëmton zemrën, veshkat, sytë dhe fijet nervore.

Falë gjetjes së shkencëtarëve të UM-së tani shtrohet nevoja e prodhimit të substancave farmaceutike të cilat do ta pengojnë grumbullimin e hormonit amylin apo që do ti shkrijë ‘trombet’ e tij në rastet kur ato krijohen. /infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.