Ballina / Shkencë / Shkencë: Fluroidi në ujë çon në depresion e mbipeshë
uji

Shkencë: Fluroidi në ujë çon në depresion e mbipeshë

Studimet e mëparshme sugjerojnë se fluoridi pengon aftësinë e tiroides të përdorë jodin, i cili është një mineral esencial për një tiroide të shëndetshme në trupin e njeriut.

Hulumtuesit nga Universiteti i Kent, një universitet publik në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilluan studimin e fundit në lidhje me efektet shëndetësore të shkaktuara nga shtimi i fluorit në ujin e pijshëm. Pas studimit të të dhënave të marra nga pothuajse çdo praktikë mjekësore në Angli, shkencëtarët zbuluan se fluoridi mund të rrisë rrezikun për hipotiroidizëm, ose një tiroide jo aktive. Një gjendje në të cilën gjëndra tiroide nuk arrin të prodhojë hormone mjaftueshëm, duke rezultuar në simptoma të tilla si lodhje, shtim në peshë dhe depresion.

Botuar në Journal of Epidemiology and Health Community, studimi përfshinte popullsinë më të madhe të analizuar ndonjëherë në lidhje me efektet e dëmshme shëndetësore të shkaktuara nga fluoridimi i ujit. Sipas The Telegraph, kjo do të thotë se deri në 15,000 njerëz mund të vuajnë nga depresioni, shtimi në peshë, apo lodhje muskujsh të cilat mund të parandalohen teorikisht në qoftë se fluoridi hiqet nga uji.

“Studimi është i rëndësishëm sepse është mjaft i madh për të zbuluar dallimet e rëndësisë së mundshme për shëndetin e popullatës”, tha Trevor Sheldon, një studiues mjekësor dhe dekan i Shkollës Mjekësore Hill York, i cili ka botuar studime të shumta në këtë fushë. Studimi i ri i fluoridit është në kundërshtim me raportin e vitit të kaluar nga që thotë se fluoridi është “i sigurt dhe efektiv” për përmirësimin e shëndetit të dhëmbëve. Hipotireoza është shkak për shqetësim veçanërisht për gratë, pasi ato kanë 15 herë më shumë gjasa se sa meshkujt për tu prekur.

Studimet e mëparshme sugjerojnë se fluoridi pengon aftësinë e tiroides të përdorë jodin, i cili është një mineral esencial për një tiroide të shëndetshme në trupin e njeriut

Provo po ashtu

Balena që jeton afro 400 vjet (foto)

Një lloj i balenës që jeton saktësisht 392 vjet është duke studiuar, veçanërisht se cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.