Ballina / Shëndet & Fitnes / Shkenca: Njerëzit e dinë se kanë vdekur
vdekja

Shkenca: Njerëzit e dinë se kanë vdekur

Dëshmia që jeta pas vdekjes ekziston? Zbulim i shkencëtarëve – njerëzit e dinë që kanë vdekur.

Njerëzve gjithmonë u ka interesuar se çfarë ndodh pas vdekjes, çfarë na pret në anën tjetër dhe a janë të mundshme të gjitha ato skena nga filmat.

Sipas njohurive të reja, kur vdisni e dini që keni vdekur, sepse kur zemrës i pushon qarkullimi i gjakut truri automatikisht pushon dhe kjo do të thotë që dikush edhe zyrtarisht është i vdekur.

Hulumtimet e reja kanë treguar që truri i personit të vdekur dhe vetëdija e tij vazhdojnë të punojnë edhe një kohë, gjë që do të thotë që personi mund të njohë vdekjen e vet.

Ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë që personi mund të dëgjojë kur e shpallin të vdekur.

Ky studim i ri paraqet idenë për serinë holivudiane “Flatlines”, e cila përcjell grupin e studentëve të mjekësie të cilët kanë pasur përvojë me vdekjen.

Ata me kimikale simulojnë ndërprerjen e punës së zemrave të tyre, shkruan Dailystar.

Ata përjetojnë një lloj jete pas vdekjes, mirëpo shkencëtarët tërheqin vërejtjen që realiteti është më i tmerrshëm.

Doktor Sam Parnia, nga Nju-Jorku, thekson që njerëzit drejtpërdrejtë para ndërprerjes së punës së zemrës ende janë të vetëdijshëm.

– Kemi zbuluar që njerëzit të cilëve u është ndalur zemra në tavolinën e operacionit dhe sërish janë zgjuar munden në tërësi të përshkruajnë se çfarë ka ndodhur rreth tyre kur u është ndalur zemra.

Ata saktësisht kanë përshkruar se çfarë kanë bërë mjekët dhe infermieret, çfarë kanë biseduar, mirëpo kanë mundur edhe të shohin, ka thënë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.