A i shkeli Balanzoni rregullat e KFOR-it?

Problemi që do të ngritet në njërën nga seancat e radhës së Parlamentit të Italisë është rasti i rezervistës së NATO-së, Lietnant Barbara Balanzoni, e cila po akuzohet se ka shkelur rregullat ushtarake gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ku ishte njëra nga mijëra paqëruajtës ndërkombëtarë.

Vepra për të cilën po e ngarkom Gjykata Ushtarake në Itali është përpjekja e saj që të shpëtoj një mace!!!

Balanzoni , anesteziologe nga Toskana, nuk ka respektuar urdhërin që drejtuesit e KFOR-it e kishin dhënë në maj të vitit 2012 , e sipas të cilit  trupave paqëruajtëse u ndalohej futja e kafshëve apo shtazëve të egra …në bazë.

Në rast se dëshmohet se Balanzoni nuk respektoi urdhërin, ajo mund të dënohet me një vit burgim

Sipas ish ushtares së KFOR-it, në bazën ushtarake kishte shumë mace e edhe maceja të cilës ia shpëtoi jetën është parë shpesh në bazë.

“Unë pata një thirrje telefonike ku kërkohej të shof se cka po ndodhë me macen e cila mjaullinte pa masë. Nuk kam shkelur rregullat, sepse rregull është që në rast se mungon veterinari, në detrë mund të shkoj mjeku”, është shpjeguar për rastin e ‘pandehura’ Balanzoni, e cila i kishte shpëtuar jetën maces e cila po mjaullinte nga pamundësia që të lind.

Gjykimi kundër Balanzonit është caktuar me 7 shkurt dhe i njejti do të mbahet në Romë. Asociacioni për mbrojtjen e kafshëve në Itali ka ngritur shumë pluhur rreth rastit. Akivistët ia dolën ta shtyejnë qështjen aq larg sa për rastin dhe për atë se a ka shkelur apo jo rregullat ushtarake Baanzoni pritet të flet edhe Parlamenti, përkatësisht Ministri i Mbrojtjes i Italisë, i cili pritet ti drejtohet parlamentarëve me shpjegimet e nevojshma në seancën pas Krishtlindjeve./infoglobi

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!