qeveria

Shkarkohet Sekretari iMinistrisë së Integrimeve

Një tjetër zyrtar i lartë shtetëror është shkarkuar sot nga Qeveria e Albin Kurtit.

Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues, që kryesohet nga Haki Abazi, zëvendëskryeministër, ka shkarkuar Kushtrim Cukajn nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve. Arsyetimi, thuhet në vendim, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore.

Ky komision, ku bënë pjesë edhe Ministri Xhelal Svecla, Ministrja Emilja Rexhepi, Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe Edi Gusia, është themeluar nga Qeveria në muajin Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.