ptk vala telekomi

Shkarkohet Bordi i Telekomit. Tri janë shkaqet kryesore

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ndërmarrjes publike Telekomi me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se kjo ishte e domosdoshme.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershme të qeverisë i propozoj qeverisë të: 1. Shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Telekomit. 2. Shfuqizohet vendimi i 29 marsit 2018 dhe 11 qershor 2019 të vendimeve të qeverisë për emërimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.

Hajdari ka dhënë tri arsye për shkarkim:

1. Ndërmarrja nuk ka përmbushur planin e biznesit.

2. Qeveria ka arsye se drejtorët kanë shkelur detyrat kanë lejuar shpenzime të tepërta

3. Rezoluta e Kuvendit kërkon nga qeveria shkarkimin e drejtorëve

Derisa zëvendkryeminsitri Avdullah Hoti ka thënë se Hajdari duhet të analizojë të gjitha raportet e ndërmarrjes.

“Mendoj që është propozim i bazuar, por ftoj ministren që të analizojë të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike se gjendja është me e keqe edhe se këtu”, u shpreh Hoti.

Tutje ministrja Hajdari për propozimin e Hotit tha se kjo në Kuvend ka ardhur si çështje emergjente.

“Ke të drejtë për propozimin. Nuk ka nevojë për debat ndërministror derisa kjo kërkesë ka ardhur si çështje emergjente”, u shpreh Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.