Shkarkohen kordinatorët nacionalë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot në mbledhje të qeverisë për shkarkim të koordinatorëve nacional të emëruar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Në seancën e së mërkurës (12 shkur) Qeveria Kurti ka shfuqizuar vendimet për emërimet e kordinatorëve nacionalë .

Kjo ishte pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e dytë të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka njoftuar se dje ka pranuar dorëheqjen nga Avdullah Hasani.

Me vendim të Ramush Haradinaj, si koordinator, përveç Besnik Tahirit, Rexhep Hotit, Avdullah Hasanit e Fatos Makollit ishin emëruar edhe Mendim Rugova, koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Burim Ramadani – koordinator Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO si dhe Jahja Lluka – koordinator për persona të pagjetur.

InfoGlobi mëson se deri tash dorëheqje nga këto pozita kanë dhënë Besnik Tahiri dhe Fatos Makolli, ndërkohë që Burim Ramadani kishte kaluar më herët në një pozitë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!