keqperdorim

Shkarkimet, Prokuroria nis hetimet në KRU ; Auditori: Ka dyshime për keqpërdorime

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kjo pas konferencës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dhe ministres së MEPTINIS, Rozeta Hajdari, të cilët i janë referuar gjetjeve të Auditorit Gjeneral të Kosovës, i cili ka nxjerr në pah dyshimet për mungesë kompetence e keqpërdorime.

Kurti deklaroi se në këtë ndërmarrje publike, sipas gjetjeve të Auditorit, dyshohet se janë bërë keqpërdorime të parasë publike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore lidhur me rastin e raportuar nga mediat me titull: “Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”, sipas cilit shkrim Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Ndërkaq, Ministrja Rozeta Hajdari, ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018”, përfundon njoftimi.

Raporti i detajuar i Auditorit Gjeneral të Kosovës i publikuar vjet në qershor ka nxjerr në sipërfaqe një numër dobësishë e hapësirash që lënë vend për dyshime jo vetëm në mungesë të kompetencës profesionale në KRU, por edhe dyshime për keqpërdorime e abuzime.

“Arkëtimet në shumën prej 648,443€, nuk u janë zbritur konsumatorëve përkatës për obligimet e paguara ndaj ndërmarrjes, por këto mjete ishin regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e dyshimta dhe të jashtëzakonshme”. Sipas zyrtarëve të ndërmarrjes,kjo ka ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare” thuhet mes tjerash në Raportin e Auditori.

Raportin e plotë të Auditorit mund ta gjeni këtu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Ministresha në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para ca ditësh kanë komunikuar vendimin për shkarkimin e zv.kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, zyrtarit kryesor financiar dhe ate për kthimin në pozitën e mëparshme të u.d i kryeshefit ekzekutiv i kësaj kompanie, e që është si drejtor për konsumatorë.

Kurti ka thënë se vendimet janë marrë në përputhje me ligjet për ndërmarrjet publike dhe me qëllim të ruajtjes së parasë publike.

Ai ka thënë se bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta, pasi që ujësjellësi “Prishtina” kishte pësuar rrënim me këtë menaxhment.

“Ndërmarrja nga një fitim prej 864.000 euro në vitin 2016, kishte ënë në një humbje prej 705.000 euro në vitin 2018. Ajo kishte marrë opinionin më të keq të mundshëm nga auditori i jashtëm dhe nuk ishte përfillur auditori i brendshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se madje, menaxhmenti, ani pse me humbje, kishte vendosur të paguajë bonuse për punëtorë.

“Jemi detyruar të ndërhyjmë shpejtë, për të parandaluar këtë keqpërdorim të parasë publike përmes atij menaxhmenti joprofesional e të papërgjegjshëm”.

LEXO EDHE: 

Qeveria në detyrë shkarkon edhe dy borde të ndërmarrjeve publike

Kurti shkarkon zëvendëskryeministrin në detyrë​, Avdullah Hotin

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK, emëron anëtarët e ri

Shkarkohet nga pozita e Ministrit, Agim Veliu

Qeveria shkarkon edhe Bordin e drejtorëve të Infrakosit

Pa asnjë votë kundër shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Trepça”

Qeveria e shkarkon Sekretarin Betim Reçica, cakton Izedin Bytyçin në këtë post

Shkarkohet Bordi i Telekomit. Tri janë shkaqet kryesore

Shkarkohen kordinatorët nacionalë

Gjatë qeverisë Kurti, e cila u shkarkua pas 50 ditësh që kishte filluar punën, me mocionin e nisur nga LDK dhe të mbështetur nga AAK, NISMA e PDK, ka pasur edhe shkarkime tjera, sidomos në sektorin e diplomacisë.

Disa nga to mund t’i gjeni në linqet më poshtë:

Konjufca vazhdon tërheqjen e diplomatëve që u ka skaduar mandati

Konjufca shfuqizon vendimet. Ja kush nuk është më konsull

Sipas KTV-së, këto ishin lidhjet me partitë të konsujve të shkarkuar

PIPS fton Konjufcën që pos konsujve të rishikojë edhe postet tjera diplomatike

Konjufca propozon kthimin e 7 ambasadorëve; Çitaku vendos të kthehet

Kush janë ambasadorët tërheqjen e të cilëve e kërkoi Konjufca

Kiçmari: Edhe ambasadorët amerikanë kur e përfundojnë mandatin shkojnë, vijnë tjerët

Thaçi për ambasadorët: Zyrtarët do të vazhdojnë punën e tyre

Krahas shkarkimeve të shumta Qeveria Kurti ka anuluar vendimet e shumta të qeverisë së shkuar, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj që pati dhënë dorëheqje për shkak se u ftua nga Tribunali i Kosovës në Hagë. Kjo qeveri ishte rezultat i koalicionit të njohur me akronimin PAN (PDK, AAK, NISMA), partitë e të cilët humbën pushtetin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku parti fituese doli Vetëvendosje, e pas saj u reshtua LIdhja Demokratike e Kosovës.

Disa nga vendimet e shfuqizuara ishin edhe ato për uljen e pagave të ministrave, vendim ky i kritikuar shumë nga shoqëria civile, në momentin kur ate e kishte marr ish Kryeministri Haradinaj. Në Kushtetuese ndërkaq qeveria ka dërguar Ligjin për paga.

@infoglobi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.