fbpx

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 46.4%

Në kuadër të javës Botërorë të Statistikave, e cila çdo 5 vjet më 20 tetor nga OKB njihet si Dita Botërore e Statistikave, që këtë vit shënohet nën moton “Lidhja e botës me të dhënat që mund t’i besojmë”, Kosovo Liberal Center ka vendosur që shënimin e kësaj jave ta bëjë përmes një videoanimacioni ku përmes statisitkave ri-akutalizohet situata e rëndë e të rinjëve në vend, papunësia e të cilëve vazhdon të jetë alarmuese.

Statistikat e punësimit tregojnë gjendjen e mjerueshme të të rinjve në Kosovë. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 46.4%. Papunësia afatgjate e të rinjve (15-19), që kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj është 39.8%.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, 30.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç). Shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (53.6 %) krahasuar me meshkujt (42.9%).

Statisitkat për vitin 2020 pritet të jenë më të larta, duke pas për bazë krizën që po e shkakton pandemia Covid-19.

Gjithashtu të rinjë joaktivë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, as nuk trajnohen, d.m.th. janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor përbëjnë 29.0% të popullësisë së re në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.