Shikone modelin e fundit Toyota Supra

Toyota Supra është i vendosur të rikthehet e tashmë është spiunuar gjatë testimit në pistën e famshme të Nurburgring të Gjermanisë.

Vetura super sportive e Toyotas pritet të lansohet në vitin 2018, ndërsa është duke u zhvilluar në bashkëpunim me BMW dhe do ta ketë platformën e Z4 të ri.

BMW dhe Toyota kanë prezantuar bashkëpunimin e tyre qysh në vitin 2011 për karburantin me hidrogjen, teknologjinë e baterive dhe platformën e re sportive.

Më shumë nuk është zbuluar për këtë veturë, e cila pitet të debutojë gjatë këtij viti dhe të lansohet në vitin 2018.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.