fbpx

Shifra shqetësuese- 190 raste të reja me kancer

QKUK thotë se për tre muaj, onkologjia ofrojë 21.752 shërbime shëndetësore, 190 raste të reja me kancer.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore, i njohur në opinion si Instituti i Onkologjisë, janë ofruar 21 752 shërbime shëndetësore.

Derisa raste të reja me kancer në këtë tremujor kanë qenë 190 që janë lajmëruar në këtë institucion shëndetësor, prej tyre 52 tumore të gjirit, 35 tumore të sistemit respirator, 32 tumore të traktit gastroendestinal, 39 tumor e traktit urogjenital dhe tumore gjinekologjike, 32 tumore të sistemeve te tjera (S.N.Q, koka, qafa, lëkurës, indeve te buta dhe kockave.

Gjatë kësaj periudhe, janë ofruar 18 985 shërbime të kimioterapisë, kurse ka pasur 3667 seanca të radioterapisë, apo rrezatimit.

Ky 3-mujor, është afërsisht i njëjtë me numrin e rasteve të reja të vitit 2013 dhe 2014, pra nuk kemi rritje reale të të sëmurëve me kancer.

“Shërbimi i kimioterapisë në fillim të vitit është karakterizuar me mungesa të mëdha të citostatikëve, por përmirësimi ka filluar në fillimin e muajit shkurt dhe pastaj ky përmirësim ka vazhduar, derisa në muajin prill ky furnizim mbulon mbi 85-90% të nevojave të pacientëve, krahasuar me buxhetin që ka në dispozicion ky shërbim”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se  nuk ka listë të pritjes për kimioterapi, përderisa për radioterapi ekziston lista e planifikimit të rasteve.

Pra, pas paraqitjes së rastit pacienti më së largu fillon rrezatimet pas tre jave që është sukses edhe për vendet me shëndetësi më të zhvilluar.

Ndryshe kanceri është një emër i përgjithshëm i një grupi prej më shumë se 100 sëmundjesh. Megjithëse ka shumë lloje kanceri, të gjitha fillojnë si rezultat i rritjes anormale dhe të pakontrolluar të një qelize të vetme./infoglobi/sh.k/

error: Content is protected !!