SI TA LINI DUHANIN

Shfuqizohet vendimi i qeverisë ‘Haradinaj’ për politikat fiskale dhe akcizën e duhanit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka shfuqizuar edhe dy vendime të Qeverisë së kaluar për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendorë të duhanit.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka deklaruar se është konstatuar se ky vendim është i dëmshëm për shtetin prandaj duhet të shfuqizohet menjëherë.

Sipas Bislimit edhe Zyra e Bashkimit Evropian kishte kërkuar që ky vendim mos të hyjë në fuqi.

“Dua të propozoj shfuqizimin e vendimit të qeverisë së datës 11 shtator 2018 për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit në Kosovë si dhe propozimin për shfuqizimin e vendimit të datës 9 tetor 2018. Ky koncept dokument dhe ky vendim e kanë ndryshuar normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë. Ky koncept që ne dëshirojmë të shfuqizohet e ka ndryshuar numrin e aksicëz dhe këto nuk janë të drejta. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar qe mos të hyjë në fuqi pasi bien në kundërshtim me rregullat”, tha Bislimi.

Sipas tij, ky vendim i qeverisë Haradinaj e favorizonte një biznes dhe si i tillë ndikonte negativisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.