fbpx

Shfaqen “UFO-t” në kryeqytetin e Australisë, banorët në panik

Shfaqen “UFO-t” në kryeqytetin e Australisë, banorët në panikVendasit e habitur kanë parë një seri objektesh fluturuese të paidentifikuara mbi qiellin e Sidneit të Australisë.

Të pranishmit, të cilët jetonin nga bregdeti jugor e deri në Sidnej, raportuan se kanë parë dritat e çuditshme gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, shkruan Daily Mail


Ata thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë kishin parë, por disa spekuluan se mund të kenë qenë satelitë apo edhe UFO.

Por më vonë u mor vesh se ishte konstelacioni satelitor Starlink i Elon Musk nga SpaceX.

Madje, ky ishte suksesi i 100-të i ndërmarrjes hapësinore.

Eksperti hapësinor, Dr Brad Tucker tha për Daily Telegraph se mund të shihen nga Toka vetëm dy orë para lindjes së diellit dhe dy orë pas perëndimit të diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.