greva, sherbyesit civil

Shërbyesit civil ndërprejnë grevën

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar grevën.

Sipas kësaj Sindikate pezullimi i grevës do të vlejë deri në miratimin e Projektligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo duke u bazuar në premtimin e kryeministrit se nëse ndodhë rritja në ndonjë kategori tjetër do të përfshihen edhe Shërbimi Civil”, thuhet në vendim.

Sa i përket kërkesës së dytë, me pranimin e përvojës së punës të të dëbuarve nga puna në vitet e 90-ta, pezullimi vlen deri në krijimin e komisionit qeveritar në bashkëpunim me Sindikatat.

Ky vendim hyn në fuqi nga nesër, 31 janar 2019.

Ky vendim vjen pas takimit të sotëm të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës.

Haradinaj dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës u dakorduan që të fillojnë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil.

greva sherbyesit civil, vendimi

Shërbimi Civil i Kosovës ishte në grevë për dy ditë në kohëzgjatje nga një orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.