Ballina / Shëndet & Fitnes / Sheqeri në gjak dhe pesha trupore
sheqeri ne gjak

Sheqeri në gjak dhe pesha trupore

Prej vitesh, ekspertë të ushqimit janë përpjekur të dalin me një dietë që të garantojë humbjen e peshës.

Prodhimi masiv i varieteteve ushqimore me yndyrë të ulët ose pa yndyrë nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit të mbipeshës në Shtetet e Bashkuara dhe dietat e ndryshme kanë dhënë rezultat vetëm për një pjesë të njerëzve.

Tani disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston një zgjidhje e vetme për humbjen e peshës dhe se vetëm dietat e personalizuara japin rezultat.

Gjatë sezonit të festave tryezat mbushen me ushqime të shumta ndërsa njerëzit kudo në botë e teprojnë paksa me të ngrëna dhe pije sesa dhe si rezultat është shtimi në peshë. Sapo festat mbarojnë, fillon lufta për të humbur kilet e tepërta.

Dieta jo gjithmonë është e suksesshme sepse asnjë regjim nuk funksionon njësoj për të gjithë, thonë shkencëtarët.

“Për vite me radhë, ne jemi përpjekur për të gjetur një dietë që do të funksiononte për të gjithë, dhe kemi dështuar për shkak se dieta më e mirë është ajo që i përshtatet çdo individi”, thotë Eran Segal në Institutin Weizman

Studiuesit izraelitë Eran Segal dhe Eran Elinav thonë se çelësi i humbjes së peshës është mbajtja e niveleve të ulët të sheqerit në gjak. Shumë sheqer në gjakun e dikujt ruhet si yndyrë. Të dy shkencëtarët kanë matur nivelet e sheqerit në gjak në rreth 800 njerëz pas çdo vakti për një javë.

“Ajo që na befasoi është se njerëzit e ndryshëm reagojnë në mënyrë të ndryshme, madje edhe kur hanë të njëjtën ushqim”, thotë Eran Elinav.

Ushqimi që krijoi një përgjigje të shëndetshme në disa individë, shkaktoi një rritje të sheqerit në gjak në të tjerë. Për shembull, njerëzit reaguan shumë ndryshe ndaj bukës.

“Ajo që gjetëm në këtë rast është se nuk ka bukë të keqe apo të mirë. Përgjigja ndaj bukës ishte plotësisht e individualizuar”, thotë thotë Eran Elinav.

Shtimi i yndyrës në bukë, si gjalpë, vaj ose avokado, mund të ndihmojë normalizimin e sheqerit në gjak te disa njerëz, por jo tek të gjithë. Mishi dhe djathi mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të sheqerit në gjak. Por një dietë pa karbohidrate nuk është e qëndrueshme. Studiuesit izraelitë thonë se zgjidhja më e mirë është gjetja e karbohidrateve që janë të sigurta për t’u përfshirë në dietën e një individi. Kjo kërkon matjen e nivelit të sheqerit pas çdo vakti për një farë kohe.

@Fluidi

Provo po ashtu

qershitë

Qershitë dhe kolesteroli

Të varfëra në yndyrna, të pasura në ujë, qershitë përfaqësojnë një ushqim që ndikon në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *