Ballina / SPORT / Shënon Mustafi, ndëshkohet Xhaka

Shënon Mustafi, ndëshkohet Xhaka

Arsenal ka arritur një fitore tejet të vështirë përballë skuadrës së Burnleyt.

Edhe pse pritej një fitore më bindëse e Arsenalit, ‘Topçinjtë’ kanë triumfuar me rezultat minimal 2-1 falë një goli nga shqiptari Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez në fund të ndeshjes.

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të vendasve të cilët kërkonin sa më parë golin e epërsisë.

Mbrojtësi Laurent Koscienly gjuajti me kokë mirë por goditja e tij u prit nga portieri mysafir.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Alexis Sanchez pati një rast ideal për të shënuar por goditja e tij përfundoi jashtë.

Me rezultat të bardhë 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Arsenali kërkonte me çdo kusht golin e epërsisë dhe një gjëje të tillë ia arritën.

Në minutën e 59-të të ndeshjes, Mesut Ozil harkoi bukur nga këndi, ndërsa mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0.

Kur u mendua se gjithçka po shkonte mirë, ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shkaktoi një ndërhyrje të ashpër në mesfushë dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Të vetëdijshëm se ka një lojtar më pak në fushë, Wenger largoi nga loja një mesfushor ofensivë si Alex Iwobi dhe inkuadroi në lojë Coquelin për ta mbrojtur rezultatin.

Edhe pse Burnley provoi barazimin një gjë e tillë nuk ndodhi deri në minutat shtesë të ndeshjes.

Futbollisti që u inkuadrua në lojë për tu mbrojtur, Francis Coquelin shkaktoi ndërhyrje të palejushme në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Sulmuesi Andre Gray ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Por në minutën e 97-të, mysafirët shkaktuan penallti pasi mbrojtësi Ben Mee bëri një ndërhyrje të palejueshme.

Kiliani Alexis Sanchez ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 2-1 dhe duke i dhuruar tri pikë tejet të rëndësishme Arsenalit.

Pas këtyre tri pikëve, ‘Topçinjtë’ ngritën në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të tubuara.

Në javën e ardhshme Arsenal do të përballet me skuadrën lokale Watford, ku njëherit do të jetë derbi shqiptarësh mes Shkodran Mustafit dhe Valon Behramit, pasi Granit Xhaka pritet të mungoi për shkak të kartonit të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.