fbpx
Majlinda Gjocaj

Shënohet “Dita Ndërkombëtare e Bioetikës”

Majlinda Gjocaj, anëtare e Komitetit Drejtues të Njësisë Kosovare të Bioetikës në UNESCO, me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Bioetiës”kës, foli për aktivitetet që do ta shënojnë këtë ngjarje te ne.

Gjocaj, fillimisht foli për historikun e kësaj ditë, shënimin e saj në botë dhe te ne, në Kosovë.Ajo tregoi se, “Ditës Ndërkombëtare të Bioetikës”, shënohet që nga viti 2001 dhe është themeluar në “International Network of the UNESCO Chair in Bioethics” me seli ne Universitetin e Haifes në Izrael, kurse Kosova është anëtare e barabartë e këtij rrjeti që nga viti 2015.

Sipas Gjocajt, me kalimin e kohës ky rrjet po shkon duke u bërë më masovik dhe kështu për këto vite ekzistimi, tani ky rrjet numëron mbi 100 shtete anëtare.

“Bioetika është çështje që kryesisht shqyrtohet në nivel akademik. Njësia kosovare është formuar në 2015 edhe ky është edhe një hap për hyrjen e Kosovës në UNESKO. Për anëtarësimin në këtë organizatë na ka ndihmuar shumë edhe Shqipëria dhe Maqedonia. Ne kemi nevojë shumë për gjykime morale, atë që nuk mund ta bëjë gjyqësia, ta bëjë së paku biotika”, tha Gjocaj.

Ajo sqaroj, se me rastin e shënimit të kësaj dite do të publikohen një draft, broshurë me tema të ndryshme lidhur me këtë çështje, trajton tema nga diversiteti në shoqëri, ku shpjegohet shumë mirë ky problem. Temë tjetër, sipas saj, është mjekësia – terapia në distancë.

“Në konferencën e dytë me radhë që organizohet të ne, me rastin e kësaj dite, pritet pjesëmarrje e madhe në nivel të lartë të gjitha sferave të jetës. Për momentin nga institucionet kemi vetëm përkrahje morale, por kemi nevojë edhe për përkrahje logjistike, sepse ky organizim na ndihmon edhe në anëtarësimin në UNESCO”, tha Gjocaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.