Ballina / Shëndet & Fitnes / Shëndeti : 7 ushqimet jo të shëndetshme
ushqime mbi 30 grade

Shëndeti : 7 ushqimet jo të shëndetshme

Ushqime të përpunuara kanë avantazhin e të kursyer kohë dhe kjo i joshë sidomos  njerëzit që kanë një mënyrë jetese shumë të zënë dhe në veçanti ata që nuk pëlqejnë gatimin.

granula_Shumica e ushqimeve të përpunuara vijnë edhe me një çmim të ulët që është e vështirë për shumë konsumatorët t’i rezistojnë. Megjithatë, në çfarë duhet të përqendrohemi me të vërtetë është kostoja e fshehur, që këto ushqime të përpunuara kanë në shëndetin tonë.

Tanimë nuk është fshehtësi se ushqimet e përpunuara nuk janë të shëndetshme. Në përgjithësi këto lloj ushqimesh janë me vlera shumë të ulëta ushqyese, sidomos me vlerat mikroushqyese si antioksidantët dhe vitaminat, ndërsa njëkohësisht janë të larta në kalori. Ato gjithashtu përmbajnë përbërësit industrialisht të përpunuara, që mund të jenë shumë të dëmshme për trupin e njeriut.

Është mjaft e vështirë të largojmë të gjitha ushqimet e përpunuara nga menyja jonë, por mund të përmirësojmë dukshëm shëndetin tonë duke i eliminuar disa nga ushqimet  e përpunuara më të dëmshmet për ne. Më poshtë kemi listën e 7 ushqimeve më të dëmshme,

Chicken nuggets – mund të mendoni se ky lloj ushqimi është i mirë por gaboheni sepse ai është më shumë se 50 %  yndyrë, dhe përmbajnë më shumë karbohidrate se proteina.

Sodat (Lëngjet)– Nuk asgjë ushqyese tek sodat. Ato janë kalori të zbrazëta, dhe pëtrmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin. Shumica e sodave sot përdorin fruktozë –shurup misri (HFCS), ëmbëltues që janë edhe më të dëmshme se sheqeri. HFCS ka treguar se e dëmton shumë mëlçinë si dhe shkakton sheqerin në gjak. Sodat janë kontributi primar tek sëmundja e trashjes në Amerikë. Po ashtu njihet edhe si acidi më i fortë që e fusim në organizmin tonë. Qelizat e kancerit lulëzojnë në një mjedis acidik dhe nuk mund të mbijetojnë në një ambient alkaline. Një organ acidik është gjithashtu shumë më i ndjeshëm ndaj sulmeve virale dhe bakteriale, pasi që ajo dobëson mbrojtjet natyrale të sistemit imunitar të trupit.

Hot dog-ët  dhe mishrat e tjerë të përpunuar – në një hulumtim thuhet se në Amerikë, hahen rreth 20 miliardë hot dog në vit. Gjithashtu thuhet se 95% e shtëpive në Amerikë shërbejnë hot dog.

Ëmbëlsirat e blera nëpër dyqane – ëmbëlsirat, muffins, biskotat e thata , përveç që kanë shumë sheqer dhe krip ato kanë edhe shumë yndyrëra.

Drithërat – shumica e këtyre drithërave kanë mbishkrime në paketime “ Me Vitamina”. Kjo nuk do të thotë se janë ushqyese dhe të shëndetshme. Ato vitamina janë shtuar artificialisht gjatë përpunimit të ushqimit.

Granolat – edhe pse granulat shiten si ushqim i shëndetshëm, në të vërtetë ato nuk janë fare të shëndetshme. Pavarësisht se çka shihni në paketime apo reklamat televizive, granulat kanë përbërjen e fruktozën e shurupit të misrit. Nëse nuk besoni , shkoni në market, gjeni një paketim granula që nuk e ka këtë lloj përbërësi.

Shtojcat e ushqimeve dhe mëlmesat – salcat e sallatave , mëlmesat përmbajnë një sasi të madhe të fruktozës shurupit të misrit pasi që ky përbërës është shumë i lirë në treg, dhe në këtë mënyrë i shtojnë shije dhe ngjyra produkteve të tyre me një çmim shumë të ulët.  Mënyra më e mirë  të hani sallatë të shëndetshëm është të bëni  vetë shtojcat dhe salcat. Salcat dhe keçapin mund ta ruani për një javë në frigorifer.

Nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm është shumë më rëndësi ti lexoni etiketat e përbërësve nëpër ambalazhe, pavarësisht nëse në ballinë të paketim shkruan ushqim i shëndetshëm apo me vitamina./infoGLOBI/V.B

@infoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

A munden valët zanore të ndihmojnë për mjekimet e Alzaimerit

A munden valët zanore të ndihmojnë për mjekimet e Alzaimerit?

Membrana filtruese e enëve të gjakut që furnizojnë trurin, parandalon depërtimin në sistemin e qarkullimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.