Sot 22 vite pa humanisten shqiptare, nobelisten dhe të shenjtëruaren
Sot bëhen 22 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të shenjëtëruars së Vatikanit, Shen Nënë Tereza.
Kurse, Muzeu Historik Kombëtar organizon një ekspozitë me foto me rastin e 3-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza.
Në këtë ekspozitë përmes fotografive do të përshkruhet rrugëtimi i jetës së Nënë Terezës që nga fëmijëria, rinia, përkushtimi ndaj të varfërve e deri në vitet e fundit të jetës.
Ekspozita do të mbahet në sallën e pullave në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar ditën e premte, datë 06 Shtator 2019, ora17.00.
Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u lumturua nga nga Papa Gjon Pali II.
Ndërsa, që nga 5 shtatori i vitit 2016 Nënë Tereza njihet edhe si Shën Tereza.
Nëna e njohur në të gjithë botën njihet për mrekullitë e shërimit. Ajo “u lumturua” në tetor të vitit 2003,
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.
Këto janë shifrat e mesit të viteve të 80-ta, dhe deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Lumën Nena Terezë.
Para pak ditësh u publikua libri me titull “E kam në zemër popullin tim shqiptar”, nga autori dhe biografi I Shën Terezes,Don Lush Gjergji. Kjo është vepra e 16 kushtuar Shën Nënës Terezë./InfoGlobi/