lajmi, infoglobi

Shembet dheu në Minierën e Artanës, vdesin dy minatorë

Në Minierën e Artanës gjatë së martës ka ndodhur një aksident ku dyshohet se ka pasur shembje të dheut.

Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera e Artanës, ka konfirmuar se dy minatorë kanë vdekur dhe një është i lënduar lehtë.

Ekipet e FSK-së po punojnë në nxjerrjen e dy minatorëve që vdiqën në Minierën e Artanës.

Viktimat nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, janë dy minatorë të moshën rreth 50-vjeçare.

Minatorët kanë vdekur në horizontin e pestë të Minierës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipi i mjekësisë ligjore edhe ekipet e FSK-së që po punojnë në nxjerrjen e trupave tyre në sipërfaqe.

Në Kamenicë ndodhen edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.