fbpx
sheiku Mohammed al-Maktoum, Haya,dubai, londra

Sheiku : Ende të dua dhe je njeriu i vetëm

Ajo mori me vete dy fëmijët e saj, 31 milionë paund dhe romancen  me truprojën britanik

Pavarësisht arratisjes së saj dhe betejës së tyre për fëmijët, njeriu më i pushtetshëm i Dubait përulet para Princeshës Haya. Ai tha se ende e do Princeshën dhe se ajo është njeriu i vetëm në sytë e tij.

Miliarderi i Dubait, sheiku Mohammed al-Maktoum ka publikuar një poezi të re ku shpreh dashurinë për gruan e tij që e braktisi.

Por, edhe në korrik, miliarderi bëri një poezi për gruan e tij ku shprehte dhimbjen dhe zhgënjimin për arratisjen e saj drejt Londrës.

Princesha e Dubait u arratis nga vendi, duke marrë me vete dy fëmijët e saj dhe 31 milionë paund. Mediat raportuan se shkak për largimin e Princeshës u bë romanca e saj me truprojën britanik. Aktualisht ajo ndodhet në proces gjyqësor me sheikun për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Haya pretendon se është larguar nga vendi, pasi i rrezikohej jeta. Ndërkohë, pavarësisht betejës dhe tradhtisë, sheiku është ende i dashuruar me të gruan e tij të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.