fbpx
gashi_aki

Shefi i AKI’së ka ofruar dorëheqjen

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ka ofruar dorëheqjen nga posti që mban.

Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ofrimi i dorëheqjes së Gashit vjen pas kërkesës së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që ai ta lirojë postin, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

“Zoti Gashi ka ofruar edhe vetë dorëheqejen për ta liruar rrugën për çfarëdo vendimi që do të merret për të. Ai ka qenë i sinqertë dhe i gatshëm”, ka bërë të ditur Tahiri.

“Ka thënë se jemi i gatshëm të hapi rrugë për çkado që duhet dhe ka nevojë. Ai ka thënë se pas kësaj që ka ndodhur nuk dëshiron të jetë edhe pengesë për vendime të ardhshme”, ka treguar Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!