Ballina / BOTA / SHBA: Zgjedhjet e 6 nëntorit dhe skenarët e pritshëm

SHBA: Zgjedhjet e 6 nëntorit dhe skenarët e pritshëm

Ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet e rëndësishme për Kongresin, që këtë herë përkojnë me mesin e madatit të Presidentit.

Amerikanët e gjejnë veten në një klimë tensioni për shkak të masakrës në një sinangogë të Pitsburgut dhe arrestimit të personit të akuzuar për dërgimin e pakove-bombë në adresë të disa personaliteteve demokrate. Më 6 nëntor amerikanët votojnë për Kongresin e ri, që mund të sjellë ndryshim në balancën e pushtetit në Uashington dhe mund të ketë një ndikim të thellë në dy vitet e ardhshme të presidencës së zotit Trump:

Në Pittsburgh u mbajt një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit masiv me armë në sinagogën “Tree of Life”. Presidenti Trump dënoi dhunën, duke bërë thirrje për unitet.

“Ne e dënojmë ndjenjën e shëmtuar të anti-semitizimit dhe të çdo ndjenje tjetër të ligë; për fat të keq, ajo vjen në shumë forma. Ne bashkohemi si një popull i vetëm amerikan.” – tha Presidenti.

Sulmi me armë në sinagogë, arrestimi i personit të akuzuar për dërgimin e pakove-bombë në adresë të demokratëve të njohur, si dhe kritikat e zotit Trump, i kanë rritur tensionet dhe pasigurinë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, thotë analisti John Hudak.

“I gjithë vendi po përjeton dhimbje. Fatkeqësisht, incidente të tilla po ndodhin vazhdimisht: akte me dhunë dhe agresion ndaj amerikanëve nga vetë amerikanët.” – thotë analistë John Hudak.

Mes atyre që bënë thirrje për qetësi ishte Nënpresidenti Joe Biden:

“Nganjëherë duket sikur zemërimi, urrejtja, e keqja, do të na pushtojnë; janë udhëheqësit tanë ata që duhet të vendosin tonin, të ulin tensionet dhe të rikthejnë dinjitetin tek dialogu ynë kombëtar.”

Disa demokratë thonë se sulmet partiake të Presidentit kanë kontribuar tek atmosfera e ngarkuar politike. Por Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanderse mohon këtë:

“Media menjëherë fajësoi Presidentin për këto akte të çmendura. Regimi i tyre ishte mizor,” – tha zonja Sanders.

Vetë Presidenti Trump është zotuar të zhvillojë fushatë agresive deri në Ditën e Zgjedhjeve për çështje të rëndësishme për përkrahësit e tij, si imigracioni.

“Partia Demokrate është duke i nxitur hapur miliona imigrantë të paligjshëm që të thyejnë ligjet, të shkelin kufijtë dhe ta çojnë në falimentim vendin tonë. Kjo ka për të ndodhur”, – tha Presidenti.

Demokratët e kanë fokusuar fushatën kryesisht tek çështja e kujdesit shëndetësor, por edhe tek Presidenti Trump, thotë Jim Kessler.

“Demokratët zhvillojnë fushatë për kujdesin shëndetësor, taksat dhe Donald Trumpin. Ta themi drejt, këto zgjedhje lidhen me Donald Trumpin,”- thotë analisti Jim Kessler.

Demokratët presin të fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Por republikanët kanë shanse ta ruajnë shumicën e ngushtë në Senat, thotë analisti John Fortier:

“Pjesërisht ajo që ndodhi ditët e fundit me seancën e konfirmimit të gjykatësit Kavanaugh dhe situata në Partinë republikane po ndihmojnë në këtë aspekt. Pra, demokratët kanë për të dalë mirë në zgjedhje dhe republikanët do të ruajnë shumicën në Senat.”

Rreziqet janë të jashtëzakonshme. Një Dhomë e Përfaqësuesve demokrate mund ta bllokojë axhendën e zotit Trump dhe mund të fillojë disa hetime ndaj Shtëpisë së Bardhë nën administratën Trump, duke i komplikuar shpresat për rizgjedhjen e Presidentit në vititn 2020.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.