Nga arkivi

ShBA: Thaçi bashkëbisedon me ekspertë në Institutin “Brookings”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të ketë një bashkëbisedim me ekspertë të Brookings Institute, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi do të flasë për të arriturat e Kosovës në 12 vite si shtet, si dhe për mundësitë dhe sfidat në aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

Brookings Institute është think-tank me influencë në politikën e SHBA-së.

Thaçi do të flasë edhe për rolin e pazëvendësueshëm të Uashingtonit në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-ja përsëri ka marrë rol kryesor në procesin e dialogut dhe kjo shihet nga dy letrat që Presidenti Trump i ka dërguar Presidentit Thaçi, si dhe pas emërimit të ambasadorit Richard Grenell si i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.