Ballina / BOTA / SHBA: Të paktën dhjetë të vrarë nga të shtënat në një sinagogë
sinagoga, shba

SHBA: Të paktën dhjetë të vrarë nga të shtënat në një sinagogë

Një sulmues hapi zjarr gjatë një ceremonie në një sinagogë në Pitsburg, duke vrarë të paktën dhjetë persona, raportojnë mediat në Shtetet e Bashkuara.

Të paktën gjashtë persona të tjerë janë plagosur, përfshirë katër policë, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes, njoftuan autoritetet.

Policia tha se i dyshuari është arrestuar, pas sulmit në sinagogën “Tree of Life” që gjende në lagjen Squirrel Hill. Autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin e dyshuar si Robert Bowers dhe thanë se ai është në të 40-at.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duke folur në bazën Andrews pas të shtënave, e dënoi atë që ai përshkruajti si akt “të urrejtjes” dhe lavdëroi veprimet e policisë, duke thënë se zyrtarët e ligjit kanë bërë “punë të jashtëzakonshme”.

Kur u pyet nga gazetarët për kontrollin e armëve, Trump sugjeroi se një roje i armatosur brenda sinagogës do të kishte mundur ta ndalonte të dyshuarin.

Trump po ashtu u shpreh se sulmuesit që kryejnë vepra të tilla duhet të dënohen me vdekje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar këtë sulm.

“I gjithë populli izraelit bashkëndjenë me familjet e viktimave. Ne qëndrojmë së bashku me komunitetin hebre në Pitsburg. Ne qëndrojmë përkrahë popullit amerikan në dritë të këtij brutaliteti anti-semit”, u shpreh Netanyahu.

Provo po ashtu

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj, ka shkruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.