ambasada amerikane, vizat, prishtina, kosova, usa

ShBA-të ftojnë partitë e institucionet të zbatojnë vendimin e Kushtetueses

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes komunikatës që iu shpërnda mediave nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, apeluan për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i jepë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi , përkatësisht dekretimit të Avdullah Hotit për Kryeministër të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ftojnë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të zbatojnë interpretimet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë që liderët të punojnë bashkërisht drejt një tranzicioni të rregullt dhe në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Para pak çastesh Gjykata Kushtetuese vendosi se Dekreti i Thaçit i kundërshtuar nga deputetët e Vetëvendosjes nuk është kundërkushtetues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.