Ballina / BOTA / SHBA: Supremacisti i bardhë dënohet për vrasjen e nëntë zezakëve

SHBA: Supremacisti i bardhë dënohet për vrasjen e nëntë zezakëve

Personi, Dylann Roof, është dënuar dje për vrasjen e nëntë besimtarëve zezakë në një kishë historike në Çarlston të Karolinës Jugore, që e kishte pranuar atë në studimet e saj për Biblën.

Juria amerikane shpalli se supremacisti i bardhë është fajtor për vrasje, ndërsa muajin e ardhshëm do të vendoset nëse ai do të dënohet me vdekje.

Dylann Roof, 22 vjeçar u ka thënë agjentëve të agjencisë FBI se dëshironte ta kthente segregacionin ndërmjet të bardhëve dhe zezakëve ose ndoshta ta fillonte një luftë racore me vrasje.

Gjatë pranimit të tij para FBI-së, Roof tha se i ka kryer vrasjet pas kërkimeve “të krimeve të zezakëve kundër të bardhëve” dhe e kishte zgjedhur kishën pasi aty rreziku për të ishte i vogël.

I dënuari Dylann Roof i tha gjyqtarit se dëshironte të vepronte si avokat i tij gjatë fazës së hetimeve penale. Ai, po ashtu, ballafaqohet me dënim me vdekje në proces gjyqësor të ndarë në gjykatën shtetërore për akuza për nëntë vrasje.

Provo po ashtu

SHBA-ja ka të dhëna: Irani sulmoi rafineritë saudite

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.