el pais teksas shba sulm ne walmart

SHBA: Sulmi në El Paso të Teksasit la pas të paktën 22 të vrarë

Të shtënat me armë në një qendër tregtare në El paso të Teksasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të shtunë, kanë lënë të vdekur së paku 22 persona.

Policia ka thënë se ka arrestuar më shumë se një person në lidhje me rastin. Sulmi ndodhi në dyqanin e rrjetit të njohur, Walmart.

Ndërkaq të paktën 22 persona mbërritën në spitalet lokale për t’u trajtuar për dëmtimet e tyre.

“Ne nuk duam të themi asgjë para kohe derisa të kemi fakte të sakta për ju,” tha rreshter Robert Gomez, duke mos pranuar të japë detaje për të dëmtuarit, transmeton BBC.

Raportet e para të të shtënave dolën rreth orës 11:00 me kohën lokale.

Sipas transmetuesit amerikan CNN një person raportohet i arrestuar./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.