Ballina / BOTA / ShBA strehoi vetëm 1 mijë refugjatë nga Siria

ShBA strehoi vetëm 1 mijë refugjatë nga Siria

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë, Josh Earnest tha se imazhet e refugjatëve në Evropë janë një “përkujtim i errët e tagrit tragjik” që po vuajnë njerëzit e pafajshëm të përfshirë në luftë në Siri.

Tablot filmike të mijëra refugjatëve sirianë dhe të tjerë nga lindja e mesme të cilët përmes rrugëve të Ballkanit mësyejnë shtetet e Evropës Perëndimore, po e shtojnë trysninë e organizatave humanitare dhe ndërkombëtare që edhe SHBA të bëjnë më shumë për strehimin e tyre.

Në të njejtën kohë ligjdhënës në Kongresin amerikan kanë tërhequr vërejtjen se zbutja e ligjeve të imigracionit do të mund të kërcënonte sigurinë kombëtare. Çfarë do të thotë kjo? Disa kongresistë kanë tërhequr vërejtjen se pranimi i refugjatëve nga vendet ku ka një prani të fuqishme të shtetit islamik, si Iraku, Siria apo edhe Libia, potencialisht i japin mundësi shtetit islamik të infiltrojë luftëtarët e militantë në Evropë dhe në SHBA.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit – IRC, një grup global humanitar që ndihmon vendosjen e refugjatëve i ka bërë thirrje administratës të presidentit Barack Obama që të hap kufijtë për pranim të një numri më të madh refugjatësh.

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë, Josh Earnest tha se imazhet e refugjatëve në Evropë janë një “përkujtim i errët e tagrit tragjik” që po vuajnë njerëzit e pafajshëm të përfshirë në luftën civile në Siri. I pyetur se çfarë kanë bërë Shtetet e Bashkuara për t’i ndihmuar, ai tha se ‘kemi dhënë 4 miliardë në mbështetje programit të Kombeve të Bashkuara për ndihmë refiugjatëve.’ I pyetur rreth sjelljes të më shumë refugjatëve sirianë në SHBA, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se ‘lidhur më këtë çështje aktualisht nuk kam asnjë njoftim për t’ju dhënë.”
Administrata e Obama-s është kritikuar nga disa ligjvënës të tjerë dhe grupe humanitare se nuk ka bërë mjaft, sidomos për të krishterët dhe pakicat e tjera fetare të mbërthyer në gjakderdhjen në Siri dhe Irak.
Deri në mars të këtij viti në SHBA janë strehuar vetëm 1.500 sirianë të cilëve u është dhënë azil, ndërsa janë rivendosur edhe 1.000 të tjerë si refugjatë. Administrata e Obama-s ka paralajmëruar se ka në plan për të sjellë më shumë. Organizata IRC në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që SHBA të pranojnë të paktën 65,000 refugjatë sirianë ose 50 për qind e atyre që janë identifikuar nga Kombet e Bashkuara për rivendosje deri në fund të vitit 2016.

Provo po ashtu

Anthony Reney, Angela merkel

Pas herës së tretë të dorëzohet Merkel?

Merkel ka këmbëngulur se është mirë, por zyra e saj nuk ka dhënë asnjë shpjegim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.