Ballina / BOTA / SHBA: Senati amerikan arrin marrëveshje për të rihapur qeverinë

SHBA: Senati amerikan arrin marrëveshje për të rihapur qeverinë

Senati amerikan arriti të hënën një marrëveshje për të rihapur qeverinë federale. Demokratët pranuan një kompromis mbi projektligjin e shpenzimeve që i jep fund debate mes palëve e që detyruan qindra mijëra punonjës qeveritarë të qëndrojnë në shtëpi pa pagesë.

Ngërçi, i pari i këtij lloji që nga viti 2013, mjegulloi përvjetorin e parë të inaugurimit të Presidentit Donald Trump që u shënua të shtunën.

Senati është i gatshëm për kompromis, por mbyllja e qeverisë do të përfundojë zyrtarisht vetëm pasi projektligji që financon qeverinë deri më 8 shkurt, të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Pritet që dhe kjo e fundit të veprojë kësisoj.

Udhëheqësi i pakicës demokrate të Senatit Chuck Schumer njoftoi se anëtarët e partisë së tij do të votonin me republikanët për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë e cila të hënën shënoi ditën e tretë, vendim që vjen pas një fundjave bisedimesh të tensionuara në Capitol Hill.

Pas disa diskutimesh, ofertash dhe kundër ofertash, arrita në një marrëveshtje me udhëheqësin republikan“, tha zoti Schumer në Senat, duke iu referuar udhëheqësit të shumicës Mitch McConnell.

Sot do të votojmë për rihapjen e qeverisë“.

Por ai paralajmëroi zotin McConnell se pret që republikanët të bëjnë premtim për të adresuar shqetësimet e demokratëve lidhur me programin DACA, i cili mbron nga deportimi emigrantët e sjellë në vend që fëmijë nga prindërit e tyre. Programi përfundon më 5 mars.

Bëhet fjalë për rreth 700,000 të ashtuquajtur “ëndërrimtarë”, fatet e të cilëve janë në ajër.

Nëse ai nuk e bën këtë, por unë sigurisht pres që ai ta bëjë, do të shkelë jo vetëm mbi besimin e senatorëve demokratë, por edhe të anëtarëve të partisë së tij“, tha Schumer.

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj dhe papa françesku

Papa Françesku priti kryeministrin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është takuar të mërkruën me Papa Françeskun, në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *