Ballina / RAJONI / SHBA sanksionon nënkryetarin e partisë së Dodikut
nikolla shpiriq

SHBA sanksionon nënkryetarin e partisë së Dodikut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vunë sanksione Nikolla Shpiriqit, anëtar i Parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Shpiriq është edhe nënkreytar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, parti që udhëhiqet nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuar në ueb-faqen e tij, thuhet se Shpiriqit i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në korrupsion në sektorin publik, përfshirë pranim të përfitimeve në këmbim të kryerjes së funksioneve publike.

Hyrja në SHBA u ndalohet edhe anëtarëve të familjes së tij.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit e ka futur në listë të zezë edhe Dodikun.

@Fluidi

Provo po ashtu

rama

Rama: Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka karakterizuar “historike dhe tradicionale” marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.