Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / ShBA: Nuk kemi as parti e, as kandidat të preferuar për këto zgjedhje

ShBA: Nuk kemi as parti e, as kandidat të preferuar për këto zgjedhje

Ambasada Amerikane në Kosovë, u ka shpërndarë mediave deklaratën përmes të cilës nohton qytetarët se SHBA-të nuk ka parti të sajën të preferuar gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

“Qeveria e SHBA-së nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në përgjigjen e përcjellë nga zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Arzen Randobrava për mediat.

Deklaratës së saj, ambasada amerikane ia ka bashkëngjitur edhe letrën e shteteve anëtare të QUINT-it, ku më 30 gusht nga qytetarët e Kosovës u kërkua që me votën e tyre në kvto zgjedhje t’a luftojnë krimin.

https://xk.usembassy.gov/joint_statement_by_ambassadors

Sipas disa portaleve kjo deklaratë e ambasadës erdhi si kundërpërgjigje për disa raporte të publikuara në mediat kosovare  se Mathew Whitaker, si person lojal ndaj presidentit amerikan Donald Trump ka arritur gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe se ai pritet ta përkrah fushatën e Kadri Veselit kundër korrupsionit. Madje thuhej se Whitaker do ta përkrahë Kadri Veselin për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Profilin se kush është Mathew Palmer, i cili ishte ushtrues detyre në një post të lart╒ e që tash ka disa angazhime për kompani private,  mund ta gjeni këtu

Matthew Whitaker, Ex-Acting Attorney General, Joins Cybersecurity Firm

Lexo edhe:

QUINT për zgjedhjet : Nuk kemi preferenca, refuzojini kriminelët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.