Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / ShBA mirëpret mundësinë të punojë me një qeveri të re pro-dialog

ShBA mirëpret mundësinë të punojë me një qeveri të re pro-dialog

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara tha zëdhënësi, urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare.

LEXO EDHE:

Albin Kurti priti në takim ambasadorin amerikan Phillip Kosnett

 Isa Mustafa takohet me Ambasadorin Kosnett

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë zëdhënësi në deklaratën e tij.

LEXO EDHE:

BBC: Partitë opozitare deklarojnë fitoren në Kosovë

Kurti shpall fitoren: Kosova -shtet zhvillimor dhe shtet i së drejtës

Prononcohet Osmani: Fitoi opozita, postet nuk kanë rëndësi

Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK’në e çon në opozitë

Exit polli i Klan Kosovës rangon VV-në dhe LDK-në në vendin e parë, PDK-në pas tyre 

Exit polli i PIPOS nxjerr Vetëvendosjen të parën, PDK -në të tretën

dryshe InfoGlobi ka raportuar se në këto zgjedhje të drejt vote kishin 1.937.868 shtetas të Kosovës. Fushata zgjedhore zgjati 10 ditë kurse votimi u mbajt të dielën më 6 tetor.

Qytetarët kishin mundësinë të zgjidhnin në mesin e mbi 1 mijë kandidatëve të 25 subjekteve politike të të gjitha komuniteteve që ishin vënë në konkurrencë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Mbi 35 mijë vëzhgues ishin akredituar për monitorimin e zgjedhjeve, përfshirë këtu edhe monitoruesit e BE-së , OSBE-së si dhe të SHBA-ve e të ambasadave tjera perëndimore.

Po ashtu, mbi 6 mijë pjesëtarë të policisë dhe mbi 100 prokurorë e gjykatës janë kujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të cilat kandidaturën e tyre për kryeministër vendi e kishin hedhur 7 veta.

Në këto zgjedhje besohet se kanë dalur më shumë votues se gjatë zgjedhjeve të parafundit që u mbajtën në vitin 2017.

Më poshtë keni tabelën e pjesëmarrjes së djeshme në votime:

Sipas komunave dalja në votime duket si më poshtë:

Komuna Votues të regjistruar Numri i përgjithshëm i vendvotimeve Vendvotimet që kanë dërguar të dhëna Votuar Dalja në zgjedhje (%)
DEÇAN 42.470 54 54 16.596 39,08%
GJAKOVË 116.651 142 142 43.776 37,53%
GLLOGOVC 54.861 72 72 24.498 44,65%
GJILAN 103.053 129 129 47.290 45,89%
DRAGASH 40.809 60 60 13.356 32,73%
ISTOG 50.028 63 63 19.627 39,23%
KAÇANIK 34.418 47 47 15.512 45,07%
KLINË 49.132 64 63 17.561 35,87%
FUSHË KOSOVË 39.319 48 48 18.849 47,94%
KAMENICË 37.428 56 56 16.502 44,09%
MITROVICË E JUGUT 80.606 104 104 33.960 42,13%
LEPOSAVIĆ 17.993 31 31 8.340 46,35%
LIPJAN 61.345 81 81 29.613 48,27%
NOVOBËRDË 9.754 22 22 5.027 51,54%
OBILIQ 25.072 35 35 12.745 50,83%
RAHOVEC 58.451 80 80 22.272 38,10%
PEJË 113.254 138 138 46.583 41,13%
PODUJEVË 85.254 111 111 40.776 47,83%
PRISHTINË 195.554 247 246 108.389 55,56%
PRIZREN 173.556 222 221 68.882 39,75%
SKENDERAJ 55.278 77 77 21.476 38,85%
SHTIME 27.033 35 35 12.822 47,43%
SHTËRPCË 13.714 21 18 6.562 55,18%
SUHAREKË 67.637 89 89 27.451 40,59%
FERIZAJ 112.243 147 147 53.278 47,47%
VITI 50.021 67 67 20.261 40,50%
VUSHTRRI 73.581 96 96 33.989 46,19%
ZUBIN POTOK 8.528 15 15 4.890 57,34%
ZVEČAN 9.209 13 13 4.755 51,63%
MALISHEVË 53.849 74 74 22.360 41,52%
JUNIK 5.688 07 07 2.091 36,76%
MAMUSHE 4.330 05 05 2.021 46,67%
HANI I ELEZIT 9.139 12 12 3.741 40,93%
GRACANICA 21.837 32 28 8.563 44,82%
RANILLUK 5.648 10 10 2.879 50,97%
PARTES 4.819 07 07 2.215 45,96%
KLLOKOT 3.849 07 07 1.995 51,83%
MITROVICA E VERIUT 22.457 27 27 9.654 42,99%

*Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta

Në Kosovë edhe gjatë këtyre zgjedhjeve pati shumë fletëvotime të pavlefshme.

Nga numërimi i 100 për qind të votave, 40.732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.

 

Provo po ashtu

Krasniqi : Rinumërimi i votave – pikë e dobët e zgjedhjeve

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.