Ballina / BOTA / SHBA miraton buxhetin prej 4 trilionë dollarësh
dollare

SHBA miraton buxhetin prej 4 trilionë dollarësh

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një projektbuxhet prej 4 trilionë dollarësh për vitin fiskal 2018, një hap më pranë miratimit të një ligji të republikanëve për shkurtimin e taksave.

Projektbuxheti u miratua me një diferencë të vogël votash, 216 me 212; të gjithë ligjvënësit demokratë votuat kundër tij, ashtu sikurse edhe 20 republikanë..

Kjo tregoi se edhe në mesin e republikanëve ka patur dyshime në lidhje me ligjin e taksave.

Miratimi i buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve i hap rrugën miratimit të ligjit të taksave në Senat, edhe pse mbetet ende për t’u marrë një vendim lidhur me disa çështje të vështira që lidhen me të.

Miratimi i buxhetit është një fitore për Presidentin Donald Trump dhe udhëheqësit republikanë në Kongres, të cilët janë zotuar ta rishkruajnë ligjin e taksave, një përpjekje që nuk ka mundur të realizohet në më shumë se katër dekada.

Plani i taksave i republikanëve kundërshtohet nga demokratët, të cilët thonë se nga ai do të përfitonin kryesisht të pasurit dhe korporatat.

 

Provo po ashtu

Sot shënohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.