ambasada amerikane, vizat, prishtina, kosova, usa

SHBA kundërshton reciprocitetin: Kërkuam të mos shtohen barriera të reja

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar të mërkuren, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitet. Sipas saj, SHBA-ja ka qenë e qartë rreth heqjes së të gjitha tarifave.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës”, shkruan në njoftimin e kësaj ambasade.

Më tutje, ajo e ka ritheksuar kundërshtimin e saj për reciprocitetin.

“Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, shkruan në njoftim.

English: Statement from the U.S. Embassy on the Tariffs, April 1, 2020

The United States has been clear that Kosovo should drop all tariffs and not create new barriers because these policies hurt the people of Kosovo and strangle Kosovo’s own economy. We remain opposed to the latest move to implement reciprocal measures on the movement of goods from Serbia. These measures create more problems at a time when the U.S. believes the airline, railway and motor agreements agreed upon by both sides, when implemented, will increase economic development and create the conditions needed for a successful dialogue.

InfoGlobi ka raportuar edhe më heret, vendimi për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës , është marr gjatë nëntorit të vitit 2020 nga atëherë Qeveria që e drejtonte lideri aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Që nga momenti i heqjes së taksës, ate e kanë kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe miqtë tjerë ndërkombëtarë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti muajin e shkuar kishte hequr tarifën ndaj lëndës së parë, kurse prej sot ka hyrë në fuqi Vendimi i kabinetit të tij qeveritar për heqjen e tërësishme të tarifës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ndërkohë që ndaj Bosnjë e Hercegovinës ajo është hequr pa kushte.

LEXO EDHE:

Kurti: Hiqet tarifa 100 % ndaj B&H-së pa kushte, ndaj Serbisë vendoset reciprociteti

MARS 2020

Mustafa: Nesër të hiqet tarifa ashtu siç po kërkon Amerika

Grenell: Nuk mbështesim masën gjysmake, tarifat duhet të hiqen tërësisht

Kurti: Hiqet pjesërisht tarifa. Nëse Serbia sillet mirë, do ta heqim krejtësisht

Haradinaj: Taksa nuk bën të hiqet, ShBA nuk dha garanca se Serbia do të njehë Kosovën

Veseli: Taksa do t’a rrëzojë këtë qeveri; Kurti rrezik për Kosovën

SHKURT 2020

Ambasadorja e Kroacisë: Taksa të hiqet e reciprociteti të mos e pengojë procesin e dialogut

Veseli bën thirrje të mos hiqet taksa 100 për qind

Haradinaj: Taksa nuk duhet të hiqet por të ndërlidhet me njohjen

2019

PAS ZGJEHDJEVE 2019

Dialogun nuk e ndali taksa

Një vit nga taksa 100 për qind, cilat janë efektet politike e ekonomike të saj

LDK dhe VV: Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

ZGJEDHJET 2019

Haradinaj ka përsëritur se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Mustafa: Nuk do të kandidojë për kryeministër, taksa duhet të vazhdoj

PARA ZGJEDHJEVE 2019

Scott: Taksa duhet të hiqet

Dialogu e taksa, sfidat e qeverisjes së ardhshme

Palmer: Taksa të hiqet, dialogu të vazhdojë

KE: Nuk ka viza e, taksa duhet të hiqet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.