Ballina / BOTA / SHBA: Kuba më nuk mbështetët terrorizmin

SHBA: Kuba më nuk mbështetët terrorizmin

Shtetet e Bashkuara hoqën sot Kubën nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit, një hap i mëtejshëm drejt rifillimit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve pas një ngrirjeje prej pesë dekadash.

Pak pas takimit me Presidentin kubanez Raul Castro në prill, Presidenti amerikan Barack Obama bëri të ditur se synonte ta hiqte Kubën nga lista ndërsa dy vendet po shkojnë drejt hapjes së misioneve diplomatike në Uashington dhe Havanë. Kongresi amerikan kishte një dritare prej 45 ditësh që të shprehte kundërshtimin e tij por nuk e bëri një gjë të tillë.
Ndërsa ky afat mbyllej sot, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e hoqi Kubën zyrtarisht nga lista. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë ende “shqetësime dhe mosmarrëveshje të konsiderueshme me një gamë të gjerë politikash dhe veprimesh të Kubës”.

Megjithatë Departamenti i Shtetit tha se ishulli fqinj i Shteteve të Bashkuara nuk kishte mbështetur terrorizmin ndërkombëtar gjashtë muajt e fundit dhe e kishte siguruar Uashingtonin se nuk do ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen, kriteri që u ndoq për heqjen e Kubës nga lista.

Provo po ashtu

Turqia suspendon operacionet në Sirinë veriore

Turqia ka pranuar të suspendojë operacionin në Sirinë veriore, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, …