Ballina / KOSOVA / SHBA: Kosova nuk u konsultua me ne për FSK-në
fsk, ushtria

SHBA: Kosova nuk u konsultua me ne për FSK-në

Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro Projektligjit për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

” Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”,  thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo pako përfshin Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas votimit në Qeveri, tani ky proces kalon në Kuvendin e Kosovës.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në ushtri. Por, ky ligj ishte tërhequr, me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

@Fluidi

Provo po ashtu

gruevski-gjykate

Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.