Ballina / RAJONI / SHBA i ka refuzuar vizën shefit të ushtrisë serbe

SHBA i ka refuzuar vizën shefit të ushtrisë serbe

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleskandër Vulin, tha të enjten se refuzimi amerikan për t’i dhënë vizë shefit të shtabit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, do të ndikojë në marrëdhëniet ushtarake të dy vendeve, nuk ndihmon bashkëpunimin dhe lë shije të hidhur.

Autoritetet serbe thanë se Lubisha Dikoviç, kishte marrë një ftesë nga shefi i shtatmadhorisë amerikane Joseph Dunford, për të marrë pjesë në një konferencë mbi luftën kundër organizatave ekstremiste që është mbajtur më 23 dhe 24 tetor të vitit të kaluar në Washington.

Sipas tyre, ndonëse procedura për vizën kishte filluar me kohë, ajo nuk është dhënë. Ministri serb i Mbrojtjes tha se janë në pritje të një shpjegimi zyrtar.

Ambasada amerikane në Beograd nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

Mediet ne Serbi thanë se arsyeja e refuzimit të vizës për gjeneralin serb ishte pjesëmarrja e tij në stërvitjet ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë në muajin shtator, të njohura me emrin e koduar ” “Zapad 2017”, (në rusisht Perëndimi 2017), që ishte më e madhja e ndërmarrë nga Moska që nga Lufta e Ftohtë. Zyrtarët e NATO-s thanë atëbotë e stërvitjet ishin një provë e Moskës për aftësitë e saj për të luftuar kundër perëndimit.

Serbia është pjesë e programit të NATO-s, partneriteti për paqe, por është zotuar se nuk do të jetë anëtare e aleancës dhe do të ruajë neutralitetin e saj ushtarak.

Ministri serb Vulin dhe gjenerali Dikoviç, vlerësohen si pro rus dhe nën drejtimin e tyre Serbia ka shtuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

Fondi për të Drejtën Humanitare, një organizatë e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Serbi, pohon se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, është përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Sipas fondit, ai është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë e Vjetër, të rajonit të Drenicës në Kosovën qendrore, si dhe për fshehjen e trupave në një varrezë masive në rajonin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore.

Fondi thotë se ka dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ishte shefi aktual Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç.

Lufta gati dyvjeçare në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur, mori fund bë qershor të vitit 1999 me ndërhyrjen e NATO-s e cila ndërmori një fushatë bombardimesh nga ajri të forcave serbe,

@Fluidi

Provo po ashtu

kufiri greko turk

Në kufirin greko-turk gjenden tri femra të vdekura

Tri femra, origjina e të cilave nuk bëhet e ditur ende, janë gjetur të vdekura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.