SHBA-ja ndan 274 milionë $ për 64 vendet më të prekura me COVID-19

Qeveria amerikane njofton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndarë 274 milionë dollarë për 64 shtete të botës që janë më të prekura nga koronavirusi COVID-19.

Sekretari i shtetit, Michael Pompeo, thekson se qeveria amerikane ka mobilizuar me shpejtësi burime të pashembullt për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, brenda dhe jashtë vendit.

“Sot, unë jam i lumtur t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion afro 274 milionë dollarë në fonde të shëndetit urgjent dhe humanitar. Së bashku me sektorin privat të SHBA-së, populli amerikan vazhdon të udhëheqë duke iu përgjigjur kësaj pandemie”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se 274 milionë dollarët do të sigurojnë resurse për 64 shtetet që janë më së shumti në rrezik, që ta përballojnë sa më mirë pandeminë.

“Gjithashtu, do t’ia mundësojmë Komisionerit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara të ndihmojë popujt më të prekur”, thuhet në kumtesë.

Ende nuk dihet saktë nëse në mesin e këtyre 64 shteteve hyn edhe Kosova, sado që sipas postimit të ambasadës amerikane ku thuhet se ‘ku është lajm i mirë edhe për Kosovën, lë të kuptohet se ajo do të përfshihet në këtë pako të ndihmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.