Ballina / KURIOZITETE / SHBA ishte bërë me hymn kombëtar para 88 viteve
SHBA ishte bërë me hymn kombëtar para 88 viteve

SHBA ishte bërë me hymn kombëtar para 88 viteve

Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” hymn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me rradhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimorë të shtetit Maryland.

Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valvitej ende mbi fortesë.

Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorën.

Fjalët e poemës së zotit Key u kombinuan më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar më Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është hymni kombëtar amerikan.

Provo po ashtu

Ja si duket eklipsi nga gjithësia

Gjithnjë e më të shpeshta janë pamjet e regjistruara nga gjithësia. Në këte video prezentphen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.