Ballina / KOSOVA / SHBA insiston në pezullimin e taksës për t’i dhënë rast dialogut
Kosova-ne-zi-flamuri-gjysme-shtize

SHBA insiston në pezullimin e taksës për t’i dhënë rast dialogut

Pezullimi i takës doganore, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihet si një veprim i domosdoshëm që Prishtina zyrtare duhet ta ndërmarrë ditëve në vijim, për të siguruar një rol më të madh amerikan në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, pritet që të zhvillojnë takimin e radhës më 1 korrik në Paris, ku sërish po ngritet edhe çështja e pezullimit të taksës doganore, qoftë edhe përkohësisht, për t’i dhënë rast dialogut.

Zëvendësdrejtori për Çështjet Evropiane dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara, nuk mund të ndihmojë në dialog nëse nuk hiqen tarifat. Ai tha se SHBA-ja pritet të luajnë një rol më të madh në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, por pengesë mbetet taksa apo tarifa doganore.

“Shpresoj që të gjendet një rrugë. Është e rëndësishme të kujtojmë që ndonëse tarifat janë pengesa e momentit, ato u vendosën për një arsye, në përgjigje të fushatës kundër njohjeve të Kosovës, që Serbia kishte filluar në organizatat ndërkombëtare. Këshilla e Qeverisë amerikane për Prishtinën është që tarifat duhet të hiqen, që të fillojë procesi i dialogut. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për rrethanat. Dhe kjo duhet marrë parasysh”, tha Erath.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Serbisë dhe Kosovës.

Edhe zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd ka folur edhe për çështjen e taksës, duke thënë se “duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve”, tha Palmer, duke shtuar se taksa shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe derisa nuk ka një kornizim të vet procesit të dialogut. Sipas tij, taksa mund të pezullohet vetëm në rast të ndonjë marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të respektonte kufijtë ekzistues të dy shteteve dhe do të përmbyllej me njohje reciproke.

Provo po ashtu

kadri veseli

Veseli largon nga pozitat personat me aktakuza të konfirmuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.