ShBA hap Zyrën e Korporatës Financiare Amerikane në Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Drejtori ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Adam Boehler kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët sot e cila ka formalizuar edhe hapjen e zyrës së Korporatës Financiare Amerikane në Beograd.

Deklarata është nënshkruar në Pallatin presidencial të Serbisë në prezencë edhe të presidentit Aleksander Vuçiq dhe Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, shkruan Tanjug.

Në krye të kësaj zyre është emëruar 34 vjeçari John Jovanovic i cili ka qenë drejtor i “Mercuria Energy Group LDT”.

Jovanovic është shkolluar në universitetet prestigjoze amerikane për financa dhe menaxhment.

Delegacioni i qeverisë amerikane i kryesuar nga Emisari Special, Richard Grenell është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabic.

Pas këtij takimi, presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka deklaruar se që nga viti 1881 Serbia nuk ka pasur marrëveshje kaq të mirë me Shtetet e Bashkuara.

“Qysh prej vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Vuçiq sot pas takimit që pati me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boehler, dhe të dërguarin amerikan në dialog, Richard Grenell, në Pallatin presidencial të Serbisë.

Por, çka ka ndodhur në mes të SHBA-së dhe Serbisë në vitin 1881 që e përmendi Vuçiq?

Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Serbi shpjegohet së në vitin 1881 zyrtarisht Shtetet e Bashkuara kanë njohur Serbinë, ani pse që nga viti 1867 dy vendet kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për të vendosur marrëdhënie diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.