ShBA: Edhe Blatter në mesin e atyre që po hetohen

Presidenti i deritashëm i FIFA-së është duke u hetuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( ShBA ) për shkak të dyshimeve të bazuara se edhe ai ka qenë i përfshirë në skandalet e njëpasnjëshme të korrupcionit në Federatën botërore që rregullon futbollin.

InfoGlobi mëson se dyshimet për përfshirjen e Blatterit 79 vjeçar në sjellje korruptive kanë depërtuar në publik menjëherë pas dorëheqjes së tij nga posti që e ka mbajtur tash e sa vjet.

ShBA-të kanë nisur hetimet ndaj 7 zyrtarëve të FIFA -së javën e shkuar dhe menjëherë pas arrestimit të 14 personave në Zvicër, arrestime këto që ndodhën dy ditë para mbajtjes së asamblesë vjetore të FIFA-së për zgjedhjen e Presidentit të saj të ri.

Të premtën Blatter është rizgjedhur sërish President, por zgjedhja e tij nuk ka gjetur mbështetje të gjerë, përkundrazi  ai është dashur të ballafaqohet me kërkesat e njëpasnjëshme për tërheqje nga posti .

Kongresi i ardhshëm i FIFA-së pritet të mbahet ndërmjet dhjetorit të sivjetmë dhe marsit të vitit 2016.

Krahas kësaj Interpoli ka lvshuar fletëkërkimin për Warner dhe Nicolas Leoz, si dhe për katër drejtues tjerë ekzekutiv të FIFA-së. Të gjashtit ndodhen në listën e personave nga gjithësej 14 syresh sa po hetohen nga autoritetet amerikane. /infoglobi/e