Ballina / BOTA / SHBA: Dominojnë migrantët nga Kina dhe India

SHBA: Dominojnë migrantët nga Kina dhe India

Statistikat në Shtetet e Bashkuara tregojnë se më së shumti imigrantë në Shtetet e Bashkuara arrijnë nga Kina dhe India.

Buroja e regjistrimit të popullsisë e Shteteve të Bashkuara i ka paraqitur statistikat, sipas të cilave prej 1.2 milionë njerëzve që kanë hyrë në SHBA në mënyrë legale dhe ilegale, në vitin 2013, më së shumti, 147 mijë, ishin nga Kina, 129 mijë kishin arritur nga India, ndërsa 125 mijë nga Meksika.

Më parë, më së shumti imigrantë që hynin në Shtetet e Bashkuara ishin nga Meksika.

Analistët thonë se ky ndryshim po ndodhë gjatë dekadës së fundit dhe ka rezultuar me ardhjen e imigrantëve me afëtsi të larta në Shtetet e Bashkuara.

Shumica prej tyre, që janë nga Kina dhe India, kanë viza të punës ose studentore, derisa leje të tilla kanë shumë pak meksikanë.

Megjithatë, meksikanët edhe mëtutje e përbëjnë pjesën më të madhe të imigrantëve në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se më se 25% e të të gjithë banorëve, që kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara, vijnë nga Meksika.

Provo po ashtu

irak turqit

Irak: Vriten tre diplomatë turq

Së paku tre diplomatë turq janë qëlluar për vdekje në qytetin Erbil të Irakut, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.