Ballina / BOTA / SHBA: Dënohet me 21 vjet burg shqiptari, financonte terrorizmin

SHBA: Dënohet me 21 vjet burg shqiptari, financonte terrorizmin

SHBA – Një shqiptar i akuzuar që prej një viti për lidhje me terrorizmin është dënuar përfundimisht me mbi 20 vjet burg nga gjykata amerikane.

I dënuari është shqiptari 31­ vjeçar Agron Hasbajrami, shtetas shqiptar rezident në Bruklin të Nju Jorkut. Ai u shpall fajtor nga gjykata amerikane dy ditë më parë më 26 qershor, për mbështetje me materiale të terroristëve.

“Reuters” shkruan se, një pjesë të marrëveshjes për t’u vetëshpallur fajtor, Hasbajrami pranoi që të dëbohet nga SHBA-të pas kryerjes së dënimit.

Sipas hetimeve dhe dokumenteve që u paraqitën në gjyq, në shtator të vitit 2011, Hasbajrami tentoi që të udhëtonte në një pjesë të Pakistanit, ku gjenden grupe tribale dhe rebele për t’iu bashkuar grupeve militante atje.

Ai gjithashtu, ka financuar grupe të caktuara terroriste në Pakistan dhe Afganistan me transferta parash, që shkonin deri në 1000 dollarë.

Sipas faksimiles së çështjes së Hasbajramit në faqen e FBI-së, publikuar më 26 qershor 2015, në ndjekje të qëllimit të tij për të marrë pjesë në xhihad, ai ka shkëmbyer mjaft mesazhe elektronike me pjesëtarë të grupeve terroriste, përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.

Më 5 shtator 2011, Hasbajrami rezervoi një biletë pa kthim për në Turqi. Bazuar në përgjimet e postës elektronike të Hasbajramit, ai po tentonte që të shkonte në Pakistan.

Por 31-vjeçari u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Xhon Kenedi”. Gjyqi ndaj tij ka vite që vijon. Vitin e shkuar, Hasbajrami, i cili ishte vetëshpallur fajtor, e tërhoqi deklaratën dhe kjo bëri që gjyqi të rihapej së bashku me hetimet.

Në shkurt të vitit 2015, gjykata refuzoi të gjitha kërkesat e Hasbajramit për t’u shpallur i pafajshëm, pasi dispononte të gjitha provat që tregonin të kundërtën./infoglobi

fkasimili hasbajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.