Ballina / KOSOVA / SHBA, Britania e Gjermania: Të raportohen gjetjet e hetimit për dëbimin e ‘gylenistëve’
protesta per gylenistet

SHBA, Britania e Gjermania: Të raportohen gjetjet e hetimit për dëbimin e ‘gylenistëve’

Kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Por Komisionit parlamentar ende nuk iu ofrua rasti t’i paraqes gjetjet e tij. 

Në përvjetorin e dëbimit të 6 shtetasve turqë nga Kosova dje dhe st kanë reaguar tri ambasada perëndimore.

Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin,  pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik. Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe rikujtojmë liderët e Kosovës që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë lidhur me këtë rast.

Lexo: Rasti i Gylenistëve: 15 institucione dërgojnë informata te Komisioni Hetimor

 Sipas Ambasadës amerikane “nuk kemi të bëjmë me fajsinë apo pafajësinë e individëve, por shmangje të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës. Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen”.

Lexo: Sveçla: IPK raporton sot rreth deportimit të gylenistëve

Pas reagimit të amerikanëve, lidhur me ngecjet në prezentimin e gjetjeve të Komisionit parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të shtetasve turqë, është prononcuar edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, e cila ka mbështetur deklaratën e SHBA-ve.

Në reagimin e ambasadës së Gjermanisë ndërkaq thuhet se “sundimi i ligjit është kyç: prandaj, një komisioni parlamentar gjithashtu duhet t’i mundësohet t’i paraqesë gjetjet e tij”.

Lexo: http://Eurodeputetët i dërgojnë letër Thaçit për gylenistët e deportuar

Në shkurt të vitit 2019, kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e gylenistëve kanë ushtruar padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, padia është bërë për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj.

“Kryesia e Kuvendit ka injoruar përfundimin e vetë Kryesisë se një komision duhet të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit në një periudhë prej gjashtë muajsh. Si komisioni për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq kur kemi kërkuar zgjatjen e mandatit të tij, ka qenë në muaji i katërt i formimit tonë, gjë që e bën këtë kërkesë krejtësisht legjitime dhe ligjore”, është thënë në reagimin e Komisionit.

Lexo: Rezolutë për “gylenistët”

Lexo:  Gaboni dëbon për në Turqi tre gylenistë

Lexo edhe: Zbulohen pamje kur gylenistët me duar të lidhura dëbohen nga Kosova

Këtë padi Komisioni Hetimor Parlamentar e ka bërë në Gjykatën Themelore të Prishtinës më 15 shkurt të vitit 2019.

InfoGlobi ka raportuar se vjet në Mars janë dëbuar shtetasit turqë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.